Tatimi i profesioneve të lira, Kushtetuesja nis shqyrtimin e 4 padive për shfuqizimin e ligjit
Gjykata Kushtetuese po shqyrton në një seancë të hapur gjyqësore 4 paditë të bashkuara në një shqyrtim të vetëm që ka të bëjë me shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin për profesionet e lira nga 1 janari.
Bëhet fjalë për shqyrtimin e padive të bëra nga PD, Kontabilistët, Avokatët dhe Ekspertët e Miratuar. Të katërt kanë depozituar në Gjykatë Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji.
Nga radhët e Kuvendit ishte e pranishme Mimoza Arbri, e cila kërkon nga Gjykata të mos e pranoje padinë për të shfuqizuar tatimin e profesioneve të lira.
“Neni 69, nuk trajton vetëm të punësuarit, por edhe individët tregtarë dhe brenda ligjit janë caktuar dhe lehtësitë ligjore për grupe të caktuara të sipërmarrjes, dhe pezullimi i ligjit do të sillte si pasojë humbjen e këtyre lehtësive. Afati i zbatimit të ligjit ka nisur, kësti i parë ishte 31 mars dhe ka patur efektet e tij. Pezullimi do të sillte probleme edhe në buxhetin e shtetit pasi në planifikimin vjetor janë përfshirë të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë”, tha përfaqësuesja e kuvendit, Mimoza Arbri.
Edhe Keshilli i Ministrave kërkoi që të mos pranohet padia.
Nga ana e saj deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se qeveria ka diskriminuar të vetëpunësuarit duke i vendosur një barrë ekstra dhe duke rënduar dhe më shumë barrën e tyre
“Po perballemi me cenim te sigurise juridike, ky ligj ka perkeqesuar gjendjen ekonomike, bie ndesh me shtetin e mireqenies” tha Tabaku.
Gjykata u tërhoq për 15 minuta pushim, ndërkoëhë Tabaku tha se ky ligj cënon veprimtarinë ekomokime por dhe profesionet e lira.
“Ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë duke krijuar trajtim preferencial për një grup pakicë. Para gjykatës provuam se ky ligj cënon veprimtarinë ekonomike dhe efektet mbi bizneset janë pothuajse shkatërruese duke rezultuar në 11 biznese të mbyllura dhe efektet boomerang të rritjes së çmimeve.
Argumenti i qeverisë është qesharake” tha Tabaku jashtë Gjykatës e cila është tërhequr për 15 minuta për të vijuar më pas me pyetje përgjigje.
Fraksion.com