Kandidatja për Bashkinë e Korçës në 2023-in, paraqitet në SPAK
Ledina Alolli kandidate për bashkinë e Korçës në 2023 paraqitet në SPAK.
Ndërkohë përgjatë viteve 2009–2013 Alolli ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.
Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.
Deri më tani nuk dihet arsyeja se pse është thirrur Alolli në Prokurorinë e Posaçme.
Siç shihet nga pamjet, kandidate për bashkinë e Korçës është paraqitur e vetme në SPAK, ku ka hyrë në ambientet e prokurorisë.
Fraksion.com