AktualitetPolitikëTë fundit

“Jetike për ata që kanë nevojë”, Rama: Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut

Kryeministri Edi Rama iu bashkua edhe këtë vit nismës për dhurimin e gjakut.

“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut”, u shpreh kreu i qeverisë, teksa dhuroi gjak.

Ndërkohë që jepte gjak, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.

“Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak. Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”.

Sipas mjekes, personat që dhurojnë gjak, janë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com