Kate Middleton ndan foton e rrallë familjare nga plazhi
Në ditën e baballarëve, Kate Middleton i bëri një dedikim të ëmbël Princit William.
Një ditë pasi bëri paraqitjen e saj të parë zyrtare që nga zbulimi i diagnozës së saj të kancerit , Princesha e Uellsit ndau një foto të bashkëshortit të saj në plazh dhe duke parë nga deti me fëmijët e tyre Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte , 9 vjeç dhe Princi Louis, 6 vjeç.
“Të duam, babi,” ka shkruar Kate leah fotografisë. “Gëzuar ditën e baballarëve…G, C & L.”
William ndau gjithashtu një urim për Mbretin, i cili gjithashtu po lufton me kancerin , duke shkruar në Instagramin e familjes së tij, “Gëzuar ditën e babait, Pa. W.”
Fraksion.com