Life StyleSportTë fundit

Juli i dhuron mbathje Manushit, Erjola sjell në “Top Arena”

Mbrëmjen e djeshme nisi transmetimin në Top Channel emisioni “Top Arena” që do të na shoqërojë çdo ditë, përgjatë Kampionatit Europian të Futbollit.

Surprizat dhe të papriturat nuk u kursyen që në nisje të spektaklit. Në studio u bënë bashkë ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Ish-finalisti i edicionit të tretë, Julian Deda erdhi me një dhuratë për moderatorin, Ed Manushin: një palë mbathje për mbarësi.
“Unë jam në Virgjëreshë detajiste dhe ajo që nuk të shkoi në mend ty, më shkoi në mend mua. Të kam sjellë një dhuratë sot Manush. Që të të shkojë mbarë ky emisioni, duhet t’i veshësh që sot, tha aktori i humorit.Ndërsa Manushi ia ktheu me humor: “Çfarë thua ti mo, po janë të vogla mo”.

Por as Erjola Doçi nuk erdhi duarbosh. Ajo solli hallvë për të gjithë të ftuarit.

“Si mund të vija unë duarbosh. Unë dhe hallva ime. Unë do të ta jap ty Alesia, është për mirë”, tha Erjola.

Fraksion.com