AktualitetSportTë fundit

Itali-Shqiperi: Kërkohet me ngulm goli i barazimit, luhen minutat e fundit

Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”.

Në portë për Shqipërinë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Nga ana tjetër, Spalletti i ka besuar rreshtimit të tij të përhershëm, duke futur në portë Donnarummën, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori dhe Dimarco. Në mesfushë do të luajnë Barella dhe Joginho, ndërsa më të avancuar janë zgjedhur Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini, teksa në majën e sulmit është zgjedhur Scamacca.

REZULTATI LIVE:

ITALI 2-1 SHQIPËRI

Bastoni 11′, Barella 17′ / Bajrami 1′

KOMENTI LIVE:

83′ Dy zëvendësime te Italia. Largohen Dimarco dhe Scamacca, në vendet e tyre futen Darmian dhe Retegui.

80′ Dimarco provon me një gjuajtje nga distanca, por Strakosha arrin ta ndalë.

77′ Dy zëvendësime te Italia. Largohe Chiesa dhe Pellegrini, në vendet e tyre futen Cambiaso dhe Cristante.

77′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja dhe në vendin e tij futet Manaj.

75′ Hoxha shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Frattesit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani dhe Seferi, në vendet e tyre futen Hoxha dhe Laçi.

63′ Frattesi provon të kthejë një top në zonë, që shkon mbi kuadrat.

60′ Chiesa provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

52′ Asllani provon me një gjaujtje me të djathtën, por topi përplaset me Bastonin.

51′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave.

50′ Calafiori shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Brojës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Chiesa kroson drejt zonës, me Pellegrinin që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca me të majtën, me topin që shkon mbi kuadrat.

40′ Scamacca godet brenda zonës, por Strakosha arrin t’i mohojë golin.

39′ Dimarco provon sërish me një krosim të ulët, që largohet nga Berat Gjimshiti.

33′ Frattesi provon me një parabël, por topi përplaset në shtyllë.

30′ Scamacca provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi largohet nga Ajeti.

25′ Broja i ushtron presion Bastonit, por ky i fundit arrin të kthejë topin siç duhet në duart e Donnarummas.

22′ Pellegrini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

17′ GOL ITALIA 2-1/ Barella lëshon një gjuajtje nga distasnca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

16′ Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin.

11′ GOL ITALIA 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

6′ Kieza provon me një gjuajtje brenda zonës, por Gjimshiti arrin ta largojë me kokë.

1′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman. (VIDEO)

1′ Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Dortmund!

FORMACIONET ZYRTARE:

ITALIA: Donnarumma (C); Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Trajner: Luciano Spalletti

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja.

Trajner: Sylvinho Mendes Campos

Fraksion.co