Atmosferë elektrizuese në Dortumund, tifozët Kuq e Zi dhurojnë spektakël
Shqipëria do të përballet sonte me Italinë në ndeshjen e parë të finaleve të kampionatit evropian. Një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël për të gjithë shqiptarët kudo që janë kjo dhe për faktin se stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit pritet të ketë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të kombëtares.
Atmosfera elektrizuese ka nisur në Dortmund, ku tifozët Kuq e Zi, janë mbledhur në mbështetje të Kombëtares. Me daulle dhe me thirrjet “Shqipëri-Shqipëri”, tifozët kanë ndezur motorët për t’i dhënë forcë dhe kurajo lojtarëve të kombëtares të cilët zbresin në orën 21:00 në fushën e blertë.
Pas ndeshjes së sotme me Italinë, katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg
Fraksion.com