Opozita bojkoton Komisionin Antikorrupsion, Xhafaj: I keqardhur që nuk erdhi, ka rol të rëndësishëm
Komisioni Anti-Korrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn zhvillon sot mbledhjen e parë të konstituimit.
E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e Spiropali.
Pjesë nga fjala e Xhafajt:
I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit.
Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona, i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë.
Fraksion.com