AktualitetSportTë fundit

Gjermania nuk ndalet, Musiala i shënon të dytin Skocisë (Ndeshja minutë pas minute

Gjermani-Skoci, është ndeshja hapëse e Euro 2024. “Pancerat” si organizatorë, do të kërkojnë ta nisin turneun me këmbën e mbarë dhe duan me çdo kusht fitoren.

Gjermania shihet si një nga favoritet për të marrë trofeun, që mungon nga viti largët 1996.

Ndeshja e sotme, por edhe të gjitha takimet e tjera të Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.

LIVE GJERMANI-SKOCI 2-0

Wirtz 10′, Musiala 19′

Ndeshja minutë pas minute:

19’- Goooool Gjermania 2-0! Të papërmbajtshëm “pancerat”, me Musiala-n, që nuk gabon pas një pasimi të marrë nga Havertz, duke realizuar të dytin. Pas topit të marrë në zonë, sulmuesi lëviz bukur dhe me një gjuajtje shumë të fortë, nuk i lë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

18’- Vertikalizim i shkëlqyer nga Toni Kroos për Wirtz, por portieri skocez largon rrezikun.

10’- Gooooool Gjermania 1-0! Zhbllokohet sfida, me Wirtz, që shfrytëzon si duhet një asist të marrë nga Kimmich dhe me të djathtën, e ndali topin në fundin e rrjetës.

7’- Gundogan merr një top shumë të bukur në hyrje të zonës, por e lëshon më shumë seç duhet dhe humbet një mundësi shumë të mirë shënimi.

4’- Start i vrullshëm i gjermënve, që ashtu siç edhe pritej, janë kërkues nga fillimi dhe duan të gjejnë golin.

1’- Mundësi e artë shënimi për Gjermaninë, me Wirtz, që merr një top të gjatë nga Rudiger, por i vetëm me portierin gabon. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

Starton takimi!

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjermania: Neuer; Rudiger, Tah, Kimmich, Mittelstadt, Gundogan, Andrich, Wirtz, Kroos, Musiala, Havertz.

Skocia: Gunn, Ralston, Robertson, McTominay, Tierney, McGinn, McGregor, Adams, Christie, Hendry, Porteous

 

Fraksion.com