Flakët përpijnë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, zjarri përhapet edhe te banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, në lagjen Isa Boletini.
Siç shihet nga pamjet, flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen.
Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënin nën kontroll të flakëve

Fraksion.com