AktualitetBota+Të fundit

Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për foton

Presidenti i SHBA, Joe Biden dita-ditës po shfaqet në një gjendje jo të mirë fizike dhe mendore, teksa shumë video të tij bëhen virale menjëherë në internet. Rasti më i fundit që po bën xhiron e rrjetit, është hutimi i tij, teksa ka qenë i pranishëm në samitin e G7 që u mbaj në Itali, me kryeministren Giorgia Meloni, që ishte mikpritëse e eventit.

Ndërsa liderët botërorë duartrokisnin një prezantim me parashutë, Biden është parë duke u larguar nga grupi, dhe duke biseduar me një oficer që paketonte një parashutë. Meloni, e cila menjëherë ka vënë re situatën, e tërhoqi presidentin e SHBA në mënyrë që t’i bashkohej pjesës tjetër të grupit.

 


Fraksion.com