Vrau mbesën në Greqi, familjarët e 37-vjeçarit largohen nga fshati për shkak të frikës së hakmarrjes! Dje iu dogj shtëpia
Policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki.
Oficerët e policisë janë në lëvizje pasi është e dukshme frika e një sherri me rezultate të paparashikueshme. Mediat greke raportojnë se disa persona, i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.
Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë. Zemërimi i tyre vërshon, siç u pa të martën kur tentuan të sulmonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykata për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij.
Fraksion.com