AktualitetRajoniTë fundit

Tronditet Greqia! Gjendet trupi i djegur i një gruaje në parking

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një grua 60-vjeçare është gjetur e pajetë në ishullin Kythira.

Trupi i saj është gjetur në një parking pothuajse i gjithi i djegur. Sakaq, mediat greke bëjnë me dije se dyshohet që trupi i përket një pronareje të një dyqani që ndodhet në atë zonë që është gjetur trupi i pajetë.

Gjithashtu familjarë të saj kanë dëshmuar se ajo kishte konflikte pronësie me disa persona por ende nuki dihet se çfarë fshihet pas gjithë ngjarjes.

Policia greke ndërkohë po heton dy pista, një të vrasjes dhe një tjetër të vetëvrasjes.

 

Fraksion.com