AktualitetPolitikëTë fundit

“Po shkoj te Dum Dumani”, Meta s’i ndal sulmet për kreun e SPAK teksa hyn në Prokurorinë e Posaçme: S’guxon të përmendë emrin e Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në SPAK.

Teksa i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Meta ka folur për mediat, ndërsa nuk i ka ndaluar sulmet për Altin Dumanin, kreu i SPAK. Ai tha se Dumani mbron Ramën dhe nuk guxon që të përmendë emrin e kryeministrit.

“A e njeh Dum Dumanin kush është? Dum Dumani është ai që nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën. Ai nuk guxon që të përmendë emrin e Ramës. As për çështjen e Sali Berishës që e kthehu. Po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta për mediat.

Prej më shumë se dy orësh Meta ndodhet në SPAK, i thirrur nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi. Janë dy çështje që po hetohen nga ky i fundit, të bashkuar në një procedim të vetëm penal, si hetimi pasuror dhe çështja lobimit. Burime bëjnë me dije se Meta është thirrur për të japë deklarime pikërisht për këto dy çështje si person në dijeni.

Kujtojmë se dje në SPAK u thirr Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, ku u pyet pë më se 5 orë.
Fraksion.com