“Femër që shkruan humor nuk ka”, habit Kapexhiu: Është privilegj i të mençurve!
Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu ka deklaruar se jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, ai u shpreh se të shkruarit humor do kapacitet dhe ky është privilegj i të mençurve, që sipas tij janë burrat.
“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve.
(Ooo kjo ishte e rëndë, të qeshura mes moderatorëve).
“A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”, u shpreh Kapexhiu.
Fraksion.com