Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi, mjekët shprehen optimistë
Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga disa persona.
Mëngjesi mësohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij, sipas asaj që ka raportuar gazetarja Klodiana Lala.
Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.
Sipas rindërtimit të ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, 3 persona kanë kryer sulmin ndaj avokatit, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit