AktualitetBota+Të fundit

“Abuzoi seksualisht me nxënësin 14-vjeçar”, arrestohet mësuesja 37-vjeçare. Paralajmërimi i frikshëm

Policia në Karolinën e Veriut, SHBA, arrestoi një mësuese 37-vjeçare, e cila akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nxënësin e saj 14-vjeçar. Heidi Monroe u arrestua të martën pas një hetimi në shkollën e mesme ‘Wellcome’ në Greenville. Hetimi u nis nga një kallëzim nga një punonjës tjetër në shkollë më 5 prill.

Sipas një deklarate të një përfaqësuesi të drejtorisë kompetente arsimore, mësuesja 37-vjeçare me origjinë nga Kolumbia nuk punon më në shkollën ku ishte që nga gushti i vitit 2022.

Sipas Daily Mail, në 12 muajt e fundit, 25 mësuese femra në 16 shtete amerikane janë arrestuar për vepra të ngjashme dhe ekziston frika se ky numër është vetëm “maja e ajsbergut”.
Fraksion.com