Si nëpër filma në Elbasan! Vodhën “Ford-in” dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar, ‘skifterët’ braktisin mjetin pasi mori flakë
Një grabitje si nëpër filma! Dy persona akuzohen se i vodhën makinën një 28-vjeçari në Elbasan dhe pas arratisjes së tyre nga policia, e braktisën ‘Ford’-in në fshatin Dopaj, pasi mjeti u përfshi nga flakët.
Vjedhja ndodhi rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh. Policia po punon për arrestimin e autorëve të grabitjes.
Për t’iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj. Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
Fraksion.com