AktualitetPolitikëTë fundit

Rrëzimi i kërkesës për interpelancë e Berishës me Ramën, Spaho: Do zb*theni për këto që po bëni, gjithçka do…

Teksa është rrëzuar kërkesa e Berishës për interpelancë me Ramën, gjatë seancës në parlament ka pasur reagime të forta nga opozita.

Deputetit i PD, Edmond Spaho është shprehur se ka qenë populli ai i cili ka votuar që Berisha të jetë deputet dhe të marrë pjesë në Kuvend.

Gjatë seancës Spaho ka reaguar edhe duke ju drejtuar socialistëve se ku do të futen ata, kur Berisha të jetë pjesë e Parlamentit.

‘’Ju do zbytheni për këto që po bëni, e gjitha do ju kthehet në fytyrë ‘’, është shprehur Spaho gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Pjesë nga fjala e Spahos në Kuvend:

A është apo jo Berisha deputet, këtë e ka përcaktuar populli.

Këtë e kanë vendosur qytetarët dhe demokratët të cilët e kanë zgjedhur me votat e tyre dhe është shumë e turpshme që interpelanca të rrëzohet.

Po ju ku do futeni more?

Ju do zbytheni për këto që po bëni, e gjitha do ju kthehet në fytyrë…

Ca do bëni në seancën e radhës kur t’ju vijë shkresa që Berisha do të jetë pjesë e Parlamentit.

Është mirë mos të jeni më kaq kokfortë se do ju kthehet në të kundërt, se do ju kthehet shumë keq gjithçka e cila po bëni me inat e me kokfortësi…

 

Fraksion.com