AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama kundërshtar serioz më ka pasur vetëm mua”, Basha: Po përvijohet një koalicion anti-vlerash. Po konsiderojmë rekursin

Pas përfundimit të mbledhjes edhe me Kolegjin, Lulzim Basha foli shkurt para mediave.

Ai u shpreh se as logo dhe as karrigia nuk të bëjnë demokrat, por shtoi se të bën përballja me korrupsionin. Basha nuk foli për vendime të marra në dy mbledhjet e zhvilluara sot pas vendimit të Apelit, por shtoi se po konsiderojnë që të bëjnë rekurs pasi sipas tij është vendim i padrejtë.

Basha tha po ashtu se struktura nuk është larguar dhe se prioritet mbetet interesi i qytetarëve, teksa tha se Berisha dhe Rama “janë bashkë” dhe se ai është kundërshtari më serioz i kryeministrit”.

“Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet. Nuk ka dhe nuk ka pasur një bashkëpunim me Ramën, ai e ka kuptuar që kundërshtar të parë serioz ka pasur Lulzim Bashën. Një gjë po u them, partneriteti ynë është me qytetarët. Është standard, jo retorikë. Në takime tona, ka një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së tyre.

Nuk i trembem asgjëje fiktive, logo vula dhe as karrigia nuk të bëjnë demokrat më të mirë. Të bën përballja me korrupsionin, me keqqeverisjes.

Po konsiderojmë rekursin, ka një vendim juridik që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar. Angazhimi ynë është për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Strukturat janë në një mendje, për Shqipërinë më të mirë dhe jo për orekse personale”, tha ai.

 

Fraksion.com