Pas marrjes së “Vulës” opozita sërish protestë para Bashkisë së Tiranës: O sot, o kurrë!
Partia Demokratike ka njoftuar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se demokratët do të protestojnë të premten në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës. Protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Këlliçi shton më tej se “demokratët do protestojnë të premten me flamurin e PD të rikthyer në shtëpi”, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.