AktualitetPolitikëTë fundit

“Kur të të vijë së shpejti një vendimi”, replikat, Baçi: Mos më fol më pas krahëve. Felaj: Se si rri unë, nuk ju marr juve leje

Deputeti demokrat, Luan Baçi është përfshirë në një debat me drejtuesen e seancës, Ermonela Felaj gjatë diskutimit në Kuvend për raportin e Komisionerit të Shërbimit Civil.

Në fjalën e tij Baçi iu rikthye faktit që Kuvendi nuk kishte pranuar kërkesën e një jave më parë për të përfshirë Berishën si anëtar i grupit parlamentar.

DEBATI

Luan Baçi: I kujtoj kryetares së Kuvendit se në seancën e kaluar në mënyrë të padrejtë nuk e pranoi kërkesën e grupit të PD-së për të përfshirë Sali Berishën si anëtar i grupit parlamentar. Një paradoks i vërtetë. Nuk e di si mund të gjesh preteks kur të të vijë së shpejti një vendim i PD-së për të përfshirë kryetarin e PD-së si anëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Tregohuni e drejtë, mbaroi koha e opozitës së kontrolluar. Opozita tani është e pakapur.

Ermonela Felaj: Mos ia humbni kaq shpejt vlerën vulës pa u bërë 24 orë se për këtë luftuat mes jush tre vjet.

Luan Baçi: Mos fol pas krahëve.

Ermonela: Patjetër se iu drejtove drejtueses së seancës.

Luan Baçi: Rri aty në karrige dhe mos komento.

Ermonela: Se si rri unë, nuk ju marr juve leje.

 

Fraksion.com