Kontrolle nga ajri e toka, asgjësohen 7378 bimë kanabisi në Vaun e Dejës
Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit në Vaun e Dejës, ku u asgjësuan 7378 bimë kanabisi.
Sipas policisë, ”shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal, gjetën dhe asgjësuan 7378 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njofton Policia.
Fraksion.com