“Humbja e vulës”, Basha: S’jam i shqetësuar për fatin tim personal, por për qytetarët shqiptarë
Pas vendimit të gjykatës së Apelit për ti lënë vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës, Luzim Basha në nisje të seancës plenarë tha nuk është i shqetësuar për hallin e tij personal, por për qytetarët. Basha sërish e cilësoi si pazar mes Berishës dhe Ramës.
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.
Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me Edi Ramën dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës.”, tha Basha.
Fraksion.com