Durim Bami arrestohet ne Dubai! Grupet kriminale ofruan deri në 1 mln euro për vrasjen e tij! Nisin procedurat e..
Durim Bami, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Renvashi’ gjatë të cilit u goditën 7 grupe kriminale është arrestuar sot (12 qershor 2024) në Dubai.
Lajmi konfirmohet nga policia e shtetit e cila saktëson se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij e të ashtuquajturit të fortit të Niklës.
“Sot ne date 12 qershor 2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per kete shtetas per veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje” “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.”
Vijon procedura per ekstradimin e tij drejt vendit tone.
Gjurmet e gishtave
Dy ditë më parë, 10 qershor, policia njoftoi se autoritetet policore të Dubait kishin shoqëruar Durim Bamin dhe vëllanë e tij, Valter dhe se po bëhej verifikimi i gjurmëve të gishtërinjve nëse ka përputhje me të dhënat që kishin dërguar autoritetet shqiptare. Pas konfirmimit, Durim Bamit i është komunikuar sot arrestimi.
Konkretisht në kuadër të operacionit ‘Revansh’ Durim Bami akuzohet se kishte krijuar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.
Gjatë operacionit “Revanshi’ të ndërmarrë në 19 maj 2024 nga 50 urdhër arreste në total që ishin firmosur për anëtarët e shtatë grupe kriminale, 21 u arrestuan, 29 ishin në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.
Në dosjen e operacinit “Revansh’ u zbulua se grupet kriminale kishin vendosur deri në 1 mln euro shpërblim për vrasjen e tij.
Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami.
Operacioni “Revanshi’ i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.
Njoftimi i policise
Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Durim Bami, 45 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.
Fraksion.com