Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi shkon në SPAK. Dyshohet se…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e posaçme.
Kryemadhi pritet të japë shpjegime para prokurorëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjasat janë që Kryemadhi të jetë ftuar në lidhje me hetimet që po hetohen ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta për lobimin me SHBA, por dhe hetimin pasuror që po kryhet ndaj tyre dhe personave të bashkëlidhur me ta.