Aksident në grupin e turistëve, dyshohet për një viktimë: Tentonin të ngjisnin Majën e Jezercës
Një grup turistësh, në afërsi të Majës së Jezercës, kanë kërkuar ndihmë pasi janë aksidentuar.
Dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, por është ende e pakonfirmuar për shkak të mungesës së kontaktit me ta. Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës.
Ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike pasi shkon deri në 8 orë ngjitje në një terren shumë të vështirë dhe njohje shumë të mirë të zonës. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj, preferojnë të bëjnë ngjitjen pa guidë lokale.
Fraksion.com