AktualitetTë fundit

“Zero krime ndaj turistëve” Stock: Rezultat i jashtëzakonshëm. Vendet anëtare të INTERPOL të jenë aktive si Shqipëria

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL, Jurgen Stock, tha sot se nuk mund të ketë zhvillim të një vendi pas siguri dhe sipas tij, rezultati i arritur nga Shqipëria për 0 krime apo incidente që lidhen me emigrantët, është një rezultat i jashtëzakonshëm.

Stock, duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve, gjatë konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL, që po zhvillohet në Tiranë, theksoi se angazhimi dhe shpejtësia me të cilën Policia Shqiptare bashkëpunon me INTERPOL duhet të një shembull edhe për vendet e tjera.

“Urime për faktin se ka patur 0 incidente apo krime fatale në drejtim të turistëve. Është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një lajm shumë i mirë për ata që po planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë, apo të investojnë në Shqipëri. Këto janë dy anët e medaljes. Siguria dhe zhvillimi, pra s’ka zhvillim pa siguri”, tha Stock.

“Dua të uroj Ministrin dhe Policinë e Shtetit për suksesin e jashtëzakonshëm. Ky rezultat thekson dhe atë që tha ministri, rëndësinë që ai dhe lidershipi mundëson tek besimi i punës së INTERPOL në Shqipëri.”

Stock po ashtu vlerësoI pozitivisht rolin që ka luajtur Policia Shqiptare në dekadën e fundit në identifikimin e kriminelëve, shkëmbimin e informacioneve dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Ai tha se INTERPOL është e ndërgjegjshme prej mbi 100 vitesh se krimi është çështje jo vetëm e një vendi.

“Sot kemi internetin, që mundëson që të kemi një botë ku krimi të gjendet në të gjitha vendet e Europës dhe që buron nga të gjitha anët. Ja pse INTERPOL para 100 e pak vitesh dhe deri më tani lufton për të ndaluar këtë, pasi e dimë që s’ka vende të pasigurta nga kriminelët. Shqipëria bën rolin e saj në luftën ndaj drogave, emigrantëve të paligjshëm etj. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të INTERPOL të jenë po aq aktive sa Shqipëria dhe Policia e Shqipërisë në shkëmbimin e informacionit dhe që çon në suksesin dhe arrestimin, goditjen e grupeve kriminale, dhe konfiskimin e aseteve me burime kriminale dhe në ndalimin e pandëshkueshmërisë”, tha Stock.

 

Fraksion.com