AktualitetPolitikëTë fundit

Shpëtohen 4 turistë në Theth, Peleshi: FA dhe helikopteri Cougar në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha sot se shpëtimi i katër turistëve gjermanë që ishin bllokuar në zonën e Thethit, u realizua edhe falë ndërhyrjes së Forcave të Armatosura, si dhe angazhimit të helikopterit Cougar.

Peleshi në një postim në rrjetet sociale, i bëri thirrje turistëve dhe të apasionuarve të natyrës të shmangin terrenet dhe zonat e panjohura.

“Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç”, shkruan Peleshi.

“Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë!”, përfundon Peleshi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com