AktualitetSportTë fundit

Redi Jupi BEFASON të gjithë: Formacioni i Shqipërisë, më i mirë se i Italisë në “Euro2024”

Në emisionin ‘Procesi Sportiv’ është diskutuar sa i përket ndeshjes së parë të Europianit që Shqipëria do të ketë kundër Italisë.

Një debat ka pasur mes Redi Jupit dhe Jeminit, të cilët ndanin opinione të ndryshme sa i përket krahasimit mes Mitajt dhe Di Marcos. Jupi e nisi analizën duke thënë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër nivelit të Italisë.

Po bëja një analizë të formacionit të fundit që ka përdorur Italia në miqësore dhe formacionin e Shqipërisë. Është hera e parë që nuk jemi shumë larg në vlera ndaj tyre. Donaruma është portier i mirë, por nuk ka një vlerë specifike të madhe karshi portierit tonë. Mbrojtja e Italisë kundër Bosnjes ishte modeste, Gjimshiti dhe Buongorno, Gjimshiti është më i mirë. Caliaflori dhe Ismajli ose Kumbulla, nuk kanë shumë diferenca. Për mua Mitaj është më i mirë se Di Marco. Asllani ka një vlerë të përafërt me Jorginho, pastaj mes Scammaca dhe Broja, Broja është më i mirë. Pastaj te Fratessi, Chiesa, është Italia më mirë. Për mua nuk jemi kurrë më afër Italisë në vlera”, tha Redi Jupi.

Jemini: “Redi, si qënka Mitaj më i mirë se Di Marco?”.

Jupi: “Patjetër o Lenco, gjithë ditën, gjithë natën

Fraksion.com