AktualitetBota+Të fundit

Po kryente stërvitje, rrëzohet bombarduesi rus Su-34, asnjë i mbijetuar

Një bombardues i Forcave Ajrore ruse Sukhoi Su-34 u rrëzua në Kaukaz gjatë një fluturimi rutinë stërvitor, ndoshta për shkak të një dështimi teknik, duke vrarë ekuipazhin. Kështu njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

“Bazuar në të dhënat paraprake, shkaku i rrëzimit të avionit ishte një mosfunksionim teknik”, tha një zëdhënës i ministrisë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Fraksion.com