Tensione në protestën e opozitës, iu vihet flaka disa gomave, policia përgjigjet me spraj lotësjellës
Është tensionuar sërish protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë.
Protestuesit u kanë vënë zjarrin disa gomave, që është fikur më pas nga policia.
Protestuesit kanë shkulur edhe gardhin metalik, ndërsa kanë hedhur sende të forta drejt policisë.
Efektivët janë përgjigjur me spraj lotësjellës.
Fraksion.com