AktualitetTë fundit

Rreth 28 mijë maturantë zhvillojnë sot testimin në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Rreth 28 mijë maturantë do të testohen këtë të hënë për njohuritë e tyre në lëndët Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Pas provimit të parë të Maturës Shtetërorë, atë të Gjuhës së Huaj, gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka uruar sot të gjithë maturantët që zhvillojnë sot provimin e rëndësishëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

 

Fraksion.com