PS kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pasi bllokuan foltoren e Kuvendit
Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pasi akuzohen se bllokuan foltoren e Kuvendit. Bëhet fjalë për; Gazment Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Paloka dhe Ervin Salianjin.
PS i kërkoi kështu sot Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën masa displinore për 5 deputetë të grupit parlamentar të PD-së.
Kjo kërkesë vjen pas bllokimit të foltores dhe kaosit të shkaktuar në seancën e shkuar.
Mazhoranca tha se kërkon ndëshkim për Flamur Nokën, i cili u përjashtua nga seanca nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi përdori gjuhë fyese.
Gjithashtu masë kërkohet edhe për Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme, ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.