AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta përpara Bashkisë, Këlliçi: Kemi depozituar në SPAK me fakte dhe dokumente vjedhjet, thirrje Altin Dumanit

Ish- kandidati për Kryetar Bashkie i Rithemelimit, Belind Këlliçi në fjalën e mbajtur përpara protestuesve të mbledhur në tubimin e tyre të 11, ku kërkojnë dorëheqjen e Veliajt i ka bërë thirrje kreu të SPAK, Altin Dumanit lidhur me depozitimet me fakte dhe dokumente për çështjen e inceneratorëve por edhe afera të tjera, tha Këlliçi.

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë ndaj Aleancës për mbrotjen e Teatrit dhe avokates Adriana Kalaja dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën 5D, u shpreh Këlliçi.

Më tej Belind Këllici tha se së bashku me qytetarët nuk do të ndalen derisa Veliaj të japë dorëheqjen.

 

Fraksion.com