AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

“President pa pallat e komb”, Rama për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Pa Rugovën, pushkët e UÇK s’do jehonin mbi Beograd

Gjatë konferencës ndërkombëtare për 25-vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, kryeministri Rama ka folur për Ibrahim Rrugovën, të cilin e konsideron si një gjeni dhe më atipikun nga politikanët shqiptarë.

Sipas Ramë, Rugova i cili u vetëshpall president i Kosovës në atë kohë, kishte një guxim gjeniu që bëri një gjë të tillë vetëm me shpresën për të dalë nga errësira, pavarësisht mosbesisë së njerëzve dhe talljeve të tyre.

Ndër të tjera Rama shprehet se Rugova ishte një president pa pallat e komb i cili u prit nga Shtëpia e Bardhë, nga Papa Gjon Pali në Vatikan. Sipas tij pa Ibrahim Rugovën nuk do kishte UÇK.

Rama: Një president pa pallate komb, pritej në shtëpinë e bardhë, nga Papa Gjon Pali në Vatikan, duke e zgjeruar si një përrua shtratin e vet, vëmendjen ndër ndaj çështjes së Kosovës dhe duke ushqyer përkushtimin e palëkundur ndaj zgjidhje paqësore. Udhëheqja e Rugovës pati një aftësi të rrallë për ta lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur ne gjeopolitikën globale, duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë dhe duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të armiqve, dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri natyrore të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtar. Pa Rugovën s’do kishte pasur UCK, pa luftën që ai filloi në paqe s’do ishte arritur paqja e fituar me luftë, pa miqtë e mëdhenj, pushkët e UÇK s’do jehonin mbi Beograd përmes bombave të NATO-s. Kohët që paqja të kërkonte luftën, që lufta të mundësonte paqen, mund të mos kishin ardhur kurrë. Me fjalët i vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia dhe strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën, Rrugova dëshmoi se besnikëria ndaj parimeve është mbytës pa largpamësinë dhe e dyta paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë se sa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes, dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e të shkuarës”.
Fraksion.com