AktualitetPolitikëTë fundit

Policia ju hedh spraj lotsjellës, lëndohen disa nga përfaqësuesit e opozitës

Për rreth 1 orë e gjysmë, opozita protestoi para Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi edhe këtë herë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me spraj lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, disa përfaqësues të opozitës, pësuan lëndime në sy si pasojë e përdorimit të sprajit lotsjellës nga policia, gjatë momenteve të tensionit.

Policia i është kundërpërgjigjur tensioneve në protestë me spraj lotsjellës, ç’ka solli edhe lëndimin e deputetëve Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, por edhe të Belind Këlliçit e Klevis Balliut.

Ky i fundit duket se është lënduar më keq, duke pasur probleme edhe me sytë.

 

Fraksion.com