AktualitetPolitikëTë fundit

“Mazhoranca po hedh në erë tempujt e njeriut”, Neritan Liçaj nga protesta para bashkisë: Janë të korruptuar së brendshmi! Në para janë miliarderë

Aktori i njohur Neritan Licçaj, në fjalën e tij nga protesta e thirrur nga Alenca për Mbrojtjejn e Teatrit para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”, u shpreh se kjo mazhiorancë po hedh në erë tempujt e njeriut, që janë galeritë, teatrot, muzetë, bibliotekat etj.

“Çfarë bëri Cjapi i Surrelit?! Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit e vërtetë për të pasuruar veten e vet! Domethënë, në qoftë se rilindasit e vërtetë shqiptarë u përpoqën dhe shkrinë pasuritë e tyre familjare për të bërë këtë komb, të vjen Cjapi i Surrelit me këtë “qitësin” e vogël dhe vjedh pasuritë tona kombëtare për të pasuruar firmën Fusha.
Dhe mua më habit dhe ky biznesmeni Fusha: a një çikë moral ky njeri, mor burrë? A është ndonjëçikë tirans?! A është një çik shqiptar?! Se është turp ta marrë atë për të bërë biznes. Ka një limit! Ka një kufi çdo gjë.

E dyta që doja të thosha, paraardhësit e këtyre, Beqir Ballukërat e ku di gjë unë e gjithë çfarë janë, ish-ministri juaj, Çuçi i Sigurimit… se ne të gjithë çunat e Tiranës u futëm kush në arte, kush në arkeologji, arkitekturë, ky Çuçi – në Sigurimin e Shtetit! Nejse, ç’rëndësi ka, punë e tij… Këta shembën tempujt e zotave! Hodhën kishat, xhamitë, teqetë, në erë! Duke na mallkuar si komb, ata.
Tani, këta “kingat”, pasardhësit e tyre, po hedhin në erë tempujt e njeriut, që janë galeritë, teatrot, muzetë, bibliotekat etj, etj. tani, bëjeni llogarinë vetë se sa të korruptuar janë këta njerëz së brendshmi, se në para janë miliarderë!”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com