“Le të valëvitet flamuri, nëna po qan”! Media serbe provokon me këngë e poezi për Kosovën, dëgjohet zëri i Vuçiç kur thotë…
Një media sebe TV Pink ka provokuar për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kjo media ka publikuar një këngë me lavdërime për Aleksandër Vuçiç.
“Të gjithë si një vëlla, për një vëlla, me Aleksandrin komandant”, është teksti i këngës.
Në sfond dëgjohet zëri i Vuçiçit, ku shprehet: Arra e fortë është frut i çuditshëm, mos e thyeni, por ia thyeni dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liridashëse nuk ka pse të frikësohet.
Më pas vijon një poezi me tekstin: Kosova është e dashur për zemër, e dini se çfarë ndodhi atje, nëna po qan, pret të kthehet djali nga larg. Le të valojë flamuri serb, beteja e ashpër, po luftohet tani të gjithë si një, vëlla me vëllanë, me Aleksandrin komandant.
Fraksion.com