AktualitetPolitikëTë fundit

“Etika” shqyrtoi 5 deputetët e PD, përjashton për 10 ditë nga Kuvendi vetëm Flamur Nokën

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin për dhjetë ditë nga Kuvendi për deputetin Flamur Noka.

Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, që të merreshin masa disiplinore për pesë deputetë të PD, në lidhje me situatën e krijuar të enjten e kaluar në Kuvend.

Mësohet se ndaj katër deputetëve të tjerë Gazment Bardhi, Luan Baçi, Edi Paloka dhe Ervin Salianji nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com