Deklarata e fortë e Megi Pojanit: Xhensila u nda nga Besi prej varësisë
Në podkastin “Me Kast”, Megi Pojani dhe motrat e saj ndër të tjera diskutuan edhe për marrëdhënien më të komentuar së fundmi, atë të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja tha se dyshohet që shkak i ndarjes së tyre të ketë qenë varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje.
Megi tha se dyshja është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë. Kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do të ndalojë dhe ai do të rehabilitohej dhe do të ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet.”
Për sa i përket këngës së Bes Kallakur, “Mosmirënjohja”, ajo u shpreh se ishte goditje e ulët. Sipas saj është e qëllimshme që Xhensila të sulmohet.
Fraksion.com