Unë kam bashkëpunuar fillimisht me Greta Dedajn, sepse isha e bindur se me punën e saj do shkëlqente Albani. U bë një kostum i jashtëzakonshëm bezhë, i derdhur, oversize, me një kanotiere, edhe ajo e përberë prej linoje dhe pambuku, me një palë atlete të bardha që i shkonin për shtat stilit minimalist dhe fin të Albanit. Sepse Albani nuk është ai njeriu që do të bëjë modë në daljen e tij, por do që të dëgjohet për atë që ai bën, për artistin e madh që është.”

-Po kostumi i zi, çfarë përfaqëson?

“Duke qenë se koncerti ishte i gjatë, gati dy orë, menduam që Albani të ndërrohej gjatë performancës. Sepse do djersiste. Albani nuk do as të ndërrohet, as të ketë shumë aksesorë. Do të jetë i thjeshtë dhe minimalist. Ndaj menduam se një kostum i zi do të ishte i bukur. Dhe i shtuam një detaji, duke e personalizuar me emrin e koncertit “Motiv”. Dizajneri Valdrin Sahiti realizoi një kostum të zi, që unë e kombinova me një kanotiere të bardhë dhe atlete të bardha. Në shpinë shkruhej “Motiv” me gurë Swarovski. Kurse, kopsat ishte metalike që të kombinoheshin me shkrimin. Në gjithë koncertin kemi pasur tri ngjyra, silver, e zezë dhe e bardha/pana.”

-Ishte e lodhshme të punoje për këtë projekt kaq gjigant?

“Unë u mora me imazhin e të gjithë projektit. Për bandin mendova një veshje të zezë me detaje. Ishin dhjetë goca, dhjetë çuna dhe dy backvocalist. 22 veta u kuruan nga unë. Plus edhe njëzetë instrumentistë të tjerë, që i vesha të gjithë me të bardha. Këshillova edhe si të visheshin fëmijët, që ishin gati pesëdhjetë, në këngën që Albani këndoi me Capital T. Ky është një projekt gjigant dhe nuk diskutohet që u lodha. Por, jam shumë e lumtur që pati këtë rezultat magjik, që nuk e di nëse do të përsëritet ndonjëherë.”

-Po Miriami, çfarë roli ka patur?

 “Miriami ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme. Ka qenë një heorinë për gjithë këtë projekt.”

-Gjatë përgatitjeve, a ndodhi ndonjë incident që të mërziti?

“Në një moment u mërzita sepse më humbi një fustan që ia nisa te shtëpia por nuk i arriti kurrë. I nisëm Miriamit një fustan me taksi, por nuk e dimë pse ai fustan nuk mbërriti në destinacionin ku u nis. Kjo ndodhi dy ditë para shfaqjes dhe u stresova. Thashë “Si do ia dalë?” Por, kisha një plan B. si për Miriamin, ashtu edhe për Albanin kishim menduar disa veshje dhe qëndruam që të visheshin të dy me kostum në performancën që patën bashkë.”

-Si është të punosh me Albanin dhe Miriamin?

“Albani është shumë kërkues. Jashtë mase. Mund të them se është artisti më kërkues se çdo artist tjetër me të cilin kam punuar. Edhe Miriam është shumë kërkuese. Janë çifti ideal për mua. Njerëz seriozë, të dashur. Një familje unike.”

-Si do e përshkruash këtë koncert me disa fjali?

“Kjo eksperiencë me Alban Skënderajn dhe Miriam Canin ka qenë e jashtëzakonshme. Që në momentet e para që kam ardhur në Shqipëri ka qenë çifti i parë me të cilin kam punuar, fillimisht me Miriamin, pastaj me Albanin. Tani jemi si familje pasi përtej punës na ka lidhur edhe ana njerëzore. Ka shumë respekt dhe dashuri të ndërsjelltë mes nesh. E vlerësoj dhe jam shumë krenare për punën që bëj me Albanin gjatë gjithë kohës. Është privilegj për mua që punoj me një nga artistët më unikë në Shqipëri.”

Fraksion.com