Prokuroria mbyll hetimet për përplasjen mes Princ Lekës dhe babait të Elia Zaharias, ja çfarë vendosi
Që prej 25 prillit, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar me vendim gjykate.
Shkak i divorcit u bënë konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës.
Hetimet u mbyllën nga Prokuroria e Tiranës dhe vendosën që të dërgojnë për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharian dhe babanë e saj, Gjergj Zaharian, për akuzën e dhunës në familje.
Pas ndarjes, Princ Leka dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojnë kohë të barabartë me të bijën, Geraldinën.
Vajza do të kalojë çdo javë një kohë të pandërprerë, (të qëndrojë në rezidencën e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë, duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai.
Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë edhe pjesëmarrjen në veprimtari social kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait
Fraksion.com