AktualitetNATO/BETë fundit

Disfata në zgjedhjet Europiane, dorëhiqet kryeministri i Belgjikës

Kryeministri i Belgjikës, Alexander DeCroo, njoftoi dorëheqjen pas humbjes së partisë së tij, Liberalëve dhe Demokratëve Flamandë (Open Vld), në zgjedhjet evropiane.

“Nesër do të jap dorëheqjen si kryeministër”, tha De Croo. Me pothuajse 90 për qind të votave të numëruara, Open Vld është aktualisht në 5,9 për qind të votave në zgjedhjet federale.

“Por liberalët janë të fortë, ne do të kthehemi”, shtoi kryeministri.

Fraksion.com