Tronditet Danimarka, sulmohet me grushte në mes të rrugës kryeministrja Mette Frederiken, arrestohet autori
Danimarka u trondit të premten në mbrëmje nga dhuna ndaj kryeministres Mete Frederiksen, e cila u sulmua në rrugë në Kopenhagë.
Ajo ishte duke hyrë në një nga super-marketet në sheshin Kultorvet, në zemër të qytetit, kur një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht. Sulmuesit, njoftojnë mediat është bllokuar dhe arrestuar menjëherë. Kryeministrja, jeta e së cilës nuk është në rrezik, tha se ishte e “tronditur” nga ajo që ndodhi.
Zyra e kryeministres Mette Frederiksen nuk bëri asnjë deklaratë të mëtejshme për këtë çështje, ndërsa policia në kryeqytetin danez konfirmon ngjarjen, por nuk ka asnjë koment.
Mete Frederiksen, 46 vjeç, ka udhëhequr Partinë Social Demokrate Daneze, në krye të një koalicioni të qendrës së majtë që nga qershori 2019. Kryeministrja ka udhëhequr fushatën zgjedhore edhe pr në zgjedhjet e BE, por mediat raportojnë se prania e Frederiksen në sheshin Kultorvet nuk ishte e lidhur me fushatën e tij elektorale.
Ky nuk është sulmi i parë i një politikani të rangut të lartë në Europë gjatë vitit 2024, më 15 maj kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua me tre plumba dhe shpëtoi mrekullisht. Ndërkohë, tre ditë më parë politikani britanik, Najxhëll Farazh” i hodhën pijen në fytyrë dhe e gjuajtën me gotë gjatë një takimi elektoral.
Fraksion.com