AktualitetTë fundit

 SPAK lëshon 30 masa, 20 të arrestuar, mes tyre 1 polic. Aksioni për shkatërrimin e bandës kriminale përfshin disa shtete

Zbardhen detaje nga operacioni kundër një grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore. Mësohet se në operacion janë përfshirë autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona. Sakaq, janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’.

Mes të arrestuarve është dhe një polic. Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët.

 

Fraksion.com