AktualitetTë fundit

Shkarkimi i Alfred Ballës, KLP zgjedh kryetarin e ri, Mirela Bogdani kandidatja e vetme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon një mbledhje ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të KLP, vend i mbetur vakant pash shkarkimit të ish kryetarit Alfred Balla.
Kandidate e vetme për postin është Mirela Bogdani, e vetmja që ka prezantuar platformën e saj.

Anëtarja e KLP, Nurihan Seiti, është shprehur se e vlerëson figurën e Bogdanit, por do të dëshironte që në garë të kishte konkurrencë.

“Jemi njohur me një kërkesë për mbledhje urgjente për funksionimin më të mirë të KLP duhet të zgjidhet kryetari i ri. Këshilli duhet të jetë funksional, nuk është hera e parë që kalohet një periudhë kohore ku mbaroi mandati i zotit Ibrahimi dhe zoti Balla mbajti posti e zëvendësit derisa u shpalosën të gjithë platformat.
Më duket se do të ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të Këshillit. E vlerësoj Bogdanin por do të doja që të kishte konkurrencë”, tha ajo.

 

Fraksion.com