Putin është ‘armiku ynë i përbashkët’, tha Zelensky i Ukrainës në parlamentin francez
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi Putinin e Rusisë si “armikun tonë të përbashkët” në një fjalim në Asamblenë Kombëtare Franceze, duke paralajmëruar se Evropa ishte përsëri “në një udhëkryq” 80 vjet pas zbarkimit të Ditës D në Luftën e Dytë Botërore.
“Evropa nuk është më një kontinent paqeje” tha Presidenti Zelensky.
Ndërkohë Presidentin francez Emmanuel Macron, njoftoi se vendi i tij do t’i sigurojë Ukrainës një numër të paspecifikuar avionësh luftarakë Mirage-2000 dhe do të trajnojë pilotët ukrainas si pjesë e bashkëpunimit të ri ushtarak me Kievin.
Fraksion.com