Në ishull paralajmëruan për ngritje të temperaturave. Temperaturat u ngritën deri në 48 gradë Celsius të premten, ndërsa ditën kur u zhduk Mosley, temperaturat shkuan deri në 40 gradë Celsius. Policia greke tha se telefoni i tij ishte lënë në plazh në të njëjtën kohë kur ai u zhduk.

Nuk ka asnjë gjurmë të tij. Asnjë, tha Constantina Dimoglidou, një zëdhënëse e lartë e policisë, për “The Telegraph”. Kjo do të thotë që, të paktën për ne, çdo skenar i mundshëm është i hapur dhe po hetohet.

Ndërsa një grua që jetonte në atë zonë u shpreh se zhdukja e doktor Mosley-t ishte e çuditshme, sepse rruga që ka përshkruar ishte relativisht e lehtë.