AktualitetTë fundit

“Mami, do të të dërgoj ndonjë lek”, telefonata e fundit me djalin, dyshohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Eraldo Nevruzit

Kostaqe Qose, nëna e Daniel Qoses, një prej punonjësve që ndihmuan Gerald Shehun të largonte trupin e Eraldo Nevruzit pasi e vrau, tregon për Top Channel se lajmin e mësoi nga televizioni.

“Fola para tre ditëve, i thashë biri i nënës i thashë si je a po punon, më tha mami po presim anglezët, do të punoj do të të dërgoj ndonjë lek. Shqetësohesha se thashë punon, vjet thyeu këmbën e ndihmoi ky e çoi në Sarandë pronari”, tha gruaja.

Fraksion.com